Google ADS

Prokuroria e Durrësit nis hetimet ndaj personave përgjegjës për ndërtimet që morën jetë njerëzish

11:30 | 2 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

“Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve”, informon Prokuroria e Durrësit.

Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme