Kompania për Menaxhimin e Deponive ka njoftuar se ka ndarë 8 mijë euro për të prekurit e tërmetit i cili ndodhi në Shqipëri.
Ata përmes një komunikate për media njoftojnë se nga 8 mijë eurot, 2 mijë do t’i dhurohen familjes Abazi të Gjilanit e cila humbi dy djemtë e saj në këtë tërmet.
“Bordi i Drejtorëve së bashku me kryeshefin Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje Abdullah Haxhiun, kanë marrë vendim për ndarjen e mjeteve monetare në vlerë prej 8 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri si solidarizim me viktimat dhe ndihmë për shtetin shqiptar, prej të cilave 6 mijë euro janë ndarë për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, i magnitudës 6.3 që goditi Shqipërinë dhe 2 mijë Euro për familjen Abazi nga fshati Livoq, Komuna e Gjilanit e cila humbi 2 anëtarë të familjes në këtë fatkeqësi natyrore”, thuhet në njoftim.
Ata tutje kanë shprehur ngushëllime për familjet të cilat humbën anëtarët e tyre nga ky tërmet.
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister