Familjet nga Shqipëria: Në Kosovë gjetëm ngrohtësinë e shtëpive tona

09:09 | 2 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Me qindra qytetarë të Shqipërisë u nisën drejt Kosovës pas tërmetit që goditi vendit orët e para të së martës që lamë pas.

E në mesin e atyre që po qëndrojnë tashmë në Kosovë është edhe familja Zykollari nga Durrësi.

Kryefamiljart Artur dhe Mimoza Zykollari kanë thënë për arbresh.info se kanë gjetur ngrohtësi sikur në shtëpinë e tyre.

“Gjetëm një ngrohtësi sikur në shtëpinë tonë”, ka thënë Mimoza Zykollari.

Ndërsa Artur Zykollari tha s vlerësojnë shumë këtë mikpritje.

“Na kanë hapur dyert pa njohje as gjë fare, i vlerësojmë shume”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

termeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme