Bologna ka arritur të mposhtë Napolin me rezultat 1 – 2 në kuadër të javës së 14-të në Seria A.
Golin e parë në ndeshje e shënuan “napolitanët” përmes Fernando Llorente në minutën e 41-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.
Në pjesën e dytë, ndeshja ishte e balancuar dhe mysafirët shënuan në minutën e 58-të me anë të Andreas Olsen Skov, derisa golin e fitores e shënoi Nicola Sansone në minutën e 80-të.
Në minutën e 90+5, Llorente arriti të shënoi, mirëpo goli iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Pas kësaj fitore Bologna ngritët katër pozita nga vendi 16-të në të 12-të me 16 pikë, kurse Napoli mbetet në vendin e shtatë me 20 pikë./arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte