Parlamenti i Irakut pranon dorëheqjen e kryeministrit Adil Abdul-Mahdi

15:03 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryeparlamentari irakian, Mohamed al-Halbousi tha se do t’i dërgojnë presidentit të Irakut, Barham Salih një shkresë që të emërojë një kryeministër të ri sipas nenit 75 të kushtetutës.

Parlamenti i Irakut ka pranuar dorëheqjen e kryeminsitrit, Adil Abdul-Mahdi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Parlamenti thuhet se deputetët e pranishëm në seancë nëpërmjet një votimi kanë pranuar dorëheqjen e kryeministrit. Në Parlamentin me 329 vende të pranishëm ishin 241 deputetë të cilët morën pjesë në votim.

Kryeparlamentari irakian, Mohamed al-Halbousi tha se do t’i dërgojnë presidentit të Irakut, Barham Salih një shkresë që të emërojë një kryeministër të ri sipas nenit 75 të kushtetutës.

Sipas nenit 75 të kushtetutës irakiane, presidenti i jep afat Parlamentit 15 ditë për të zgjedhur kryeministrin e ri. Nëse kryeministri zgjidhet dhe në rast se miratohet nga presidenti, kryeministrit të ri i jepet mandati për formimin e qeverisë së re. Ndërsa më pas Parlamentit i paraqitet për miratim kabineti i ri.

Adil Abdul-Mahdi në shtator të vitit 2018 filloi detyrën e tij si kryeministri i pestë që nga pushtimi i Irakut nga SHBA-ja. Ai u detyrua që më 29 nëntor të paraqesë dorëheqje për shkak të protestave që vazhdojnë prej 2 mujash në rajone të ndryshme të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme