Kurti: Deputetja Rexhepi konfirmon votën e saj për mua si kryeminister dhe për qeverinë tonë të re

14:13 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kreu i LVV njëherë kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar të dielën deputeten Emilia Rexhepi.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se i është premtuar vota e saj për kryeministër dhe qeverinë e re.

“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, shkruan Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/743513019481918

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme