Google ADS

Sassuolo i bën nder Interit, barazon me Juventusin

14:25 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Juventus ka barazuar me Sassuolon, ndeshje që përfundoi me rezultat 2-2, në kuadër të javës së 14-të në Seria A.

“Zonja e Vjetër”  dominoi ndeshjen, mirëpo nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë, transmeton portali arbresh.info.

Golin e parë e shënoi Leonardo Bonucci në minutën e 20-të ndërsa pas tre minutave Jeremie Boga barazoi shifrat, me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët që shënuan të parët përmes Francesco  Caputo në minutën e 47-të, ndërsa pas 20 minutave Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin me anë të penalltisë, me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Juventus mbetet në vendin e parë në tabelë me 36 pikë, dy më shumë se Inter renditët në vendin e dytë në tabelë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Sassuolo është në vendin e 12-të në tabelë me 14 pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme