Google ADS

Trump, telefonatë ngushëllimi kryeministrit Johnson për sulmin në Londër

13:18 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “Presidenti i ka shprehur kryeministrit Johnson ngushëllimet e tij për shkak të sulmit terrorist në Londër”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nëpërmjet një telefonate i ka shprehur ngushëllime kryeministrit britanik Boris Johnson për shkak të sulmit terrorist që ndodhi të premten në Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “Presidenti i ka shprehur kryeministrit Johnson ngushëllimet e tij për shkak të sulmit terrorist në Londër”.

Më tej thuhet se dy liderët gjithashtu do të takohen në takimin e liderëve të NATO-s që do të zhvillohet në Britani ku do të diskutojnë për shumë çështje.

Në një sulm me thikë të premten në Londër, humbën jetën 2 persona ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Agresori i cili qëlloi 5 persona me thikë u qëllua për vdekje nga policia.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se personat përreth përpiqeshin të ndërhynin ndaj një personi i cili u godit më pas nga policia që mbërriti në vendngjarje.

Policia lidhur me ngjarjen që e ka cilësuar si sulm terrorist tha se agresori mbante një pajisje shpërthyese për të cilën u mësua se ishte e rreme.

Kujtojmë se më 3 qershor të vitit 2017 në Urën e Londrës në një sulm me thikë humbën jetën 11 persona, përfshirë 3 agresorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme