Real Madrid është duke treguar interesim të madh për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas mediave angleze, trajneri Zinedine Zidane është i gatshëm të sakrifikojë James Rodriguez, plus 70 milionë euro për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni.
Aubameyang është transferuar te “Topçinjtë” në vitin 2018 dhe vazhdon të jetë lojtari më i rëndësishëm në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, ai ka pranuar se do të largohet nga “Emirates”, nëse gjiganti anglez nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” në afatin kalimtar transferuan Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt, mirëpo serbi nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë të mundshme.
Aubameyang për Arsenalin ka shënuar 40 gola në 55 paraqitjet e tij në Premierë Ligë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...