Shpëtohen 24 emigrantë, në gjendje të rënduar shëndetësore

11:19 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh.info

24 emigrantë që ishin nisur nga Afrika, pas udhëtimit prej 6 ditësh me një barkë të vjetër dhe të dëmtuar arritën në Canary Island të Spanjës. Gjendja e disa personave ishte përkeqësuar për shkak të kushteve të vështira në det të hapur. 12 burra, tetë gra dhe tre fëmijë ishin në gjendje shëndetësore mjaft të rënduar.

Ata u pritën nga turistët e pranishëm në bregdetin e ishullit spanjoll, të cilët iu dhanë ujë dhe ushqim, para se të njoftonin njësitë e shpëtimit për arritjen e tyre.

Njësitë e shpëtimit, i mbështollën ata me batanijet termale, derisa iu dhanë ndihmën e parë, ndërsa fëmijët janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Mësohet se asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike për jetën, ndërsa pritet të dërgohen në qendra për strehim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme