Google ADS

Furnizoni trupin tuaj me kolagjen përmes këtyre ushqimeve

08:46 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Të gjithë shqetësohemi kur shenjat e para të plakjes shfaqen mbi fytyrën tonë që në moshë të re. Edhe pse janë disa faktorë që ndikojnë në lëkurën e varur dhe rrudhat, rënia e prodhimit të kolagjenit ndikon gjithashtu. Por lajm i mirë është që mund të përmirësoni prodhimin e kolagjenit me ushqimet e mëposhtme:

Perimet me gjethe jeshile

Lakra, spinaqi dhe lakra kale janë disa nga shembujt që duhet të keni parasysh për të përmisuar nivelet e prodhimit të kolagjenit. Këto perime janë shumë të ushqyeshme dhe përmbajnë përbërës thelbësorë për hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.

Çaji jeshil

Çeji jeshil është i lidhur me humbjen në peshë, por e dinit që është i dobishëm edhe kur bëhet fjalë për të tendosur lëkurën? Antioksidantët e pranishëm tek ky çaj luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e lëkurës, gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Pirja e tre deri pesë filxhanëve çaj jeshil në ditë është e rekomandueshme për të marrë gjithë vlerat e duhura prej tij.

Frutat dhe perimet e kuqe

Perimet dhe frutat me ngjyrë të kuqe duhet të jenë prezente në dietën tuaj nëse doni të luftoni lëkurën e varur. Ato janë të pasura me likopen, një lloj antioksidanti që përmirëson prodhimin e kolagjenit. Konsumoni sa më shumë panxharë, speca të kuqe dhe domate. Patatet e ëmbla, kungujt dhe karotat ndihmojnë prodhimin e kolagjenit gjithashtu dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë.

Arrat

Me kalimin e moshës, prodhimi i hormoneve reduktohet dhe kjo gjë ndikon edhe në humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe rënien e kolagjenit. Lajm i mirë është se fitoestrogjeni mund të ndihmojë në riparimin e estrogjenit të humbur. Dhe një burim i mirë i fitoestrogjenit janë arrat.

Kumbullat

Radikalet e lira janë përgjegjëse për shfaqjen e vijave dhe rrudhave në lëkurë, pasi sulmojnë qelizat e lëkurës. Për këtë arsye duhet të rrisni sasinë e antioksidantëve të cilët luftojnë radikalet e lira. Dhe kumbullat përmbajnë sasi të larta antioksidantësh. Të dytat janë boronicat. 5-6 kumbulla në ditë dhe një vasketë e vogël me boronica janë një mënyrë e mirë për të integruar sa më shumë antioksidantë në sistemin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme