Google ADS

Djali 8 vjeçar pikuron pallatin që po shembet

00:07 | 1 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri ka ndarë një foto të një vizatimi që është bërë nga një fëmijë 8-vjeçar nga Durrësi me të cilën ka përshkruar situatën pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Me këtë vizatim ai ka treguar mënyrën se si e ka përjetuar këtë tragjedi ndërsa mësohet se ai ka humbur banesën e tij duke u strehuar pas kësaj në një banesë private me familjen.

‘Ky vizatim është detyra e pare që një fëmijë 8 vjeç nga Durrësi ka krijuar për të treguar përjetimin e tij pas ikjes nga tërmeti. Djali ka humbur shtëpinë e tij dhe është strehuar në një banesë privatisht së bashku me familjen. Ngacmuar nga ky vizatim fëminor CRCA/ECPAT Shqipëri po ndërrmer iniciativën e një mini-ekspozite, për ti dhënë një mënyrë e dimension tjetër dhimbjes që përjetuan fëmijët në këtë situatë. Bashkangjitur po ju dërgoj edhe njoftimin për shtyp. Faleminderit.’/syri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme