Ekzistojnë lule të ndryshme në vjeshtë të cilat do të transformojnë kopshtin tuaj që në pranverën e hershme
Mësoni se çfarë mund të mbillni nga shtatori deri në fillim të dhjetorit dhe kënaquni me kopshtin e larmishëm.
Bimët në vjeshtë ndoshta nuk janë të bujshme si ato të pranverës. Mirëpo, pikërisht vjeshta është koha kur më së shumti ka punë në kopsht.
Lulet më të mira të cilat në vjeshtë mund t’i mbillni janë ato disavjeçare.
Lulet disavjeçare për kopsht janë ato të cilat duhet patjetër t’i mbjellim në vjeshtë, sepse pjekurinë e plotë e arrijnë pas dy sezonesh. Mirëpo, është me rëndësi të dihet cilat lule mbillen në vjeshtë.
Zgjedhja më e përshtatshme për vjeshtë janë lulet me qepujka. Ato kopshtin do ta zbukurojnë që në pranverën e hershme.
Për shumicën ato janë lloji më i dëshiruar sepse me to më së paku ka punë. Zgjidhni qepujka tulipani, narcisi, zymbyli, shafrani shkruan Telegrafi.
Mbillen edhe driza të cilat në pranverë duhet patjetër të rregullohen dhe të krasiten.
Adhuruesit e luleve jo rrallë mbjellin edhe manushaqe dhe luleshqerre të cilat i kombinojnë me qepujkat e tulipanit, narcisit dhe zymbylit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...