Këshilli i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës në seancën e 34-të, mori vendim për ndarjen e ndihmës financiare në vlerë prej 180.000 denarë për të pësuarit nga tërmeti katastrofik në Shqipëri.
“Në shenjë të solidaritetit dhe përkrahjes me të pësuarit nga tërmeti katastrofik në Shqipëri, Këshilli i komunës Mavrovë – Rostushë vendosi që të ndajë ndihmë financiare me vlerë 180.000 denarë. Në të njëjtën kohë në emër të banorëve të komunës shprehim ngushëllim të sinqertë dhe të thellë për familjet e viktimave nga tërmeti, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë kurim të shpejtë”, qëndron në kumtesën e komunës.
Këto ditë komuna e Dibrës ka ndarë 300.000 denarë për ballafaqim me pasojat nga tërmeti në Shqipëri.
Në organizim të sektorit civil, qytetarë dhe subjekte juridike nga Dibra gjatë ditëve të kaluara kanë mbledhur dhe dërguan 30 tonë ndihmë humanitare, e cila përbëhej kryesisht nga artikuj ushqimorë, ujë, mjete highjienike, batanje.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren