Shumë shkolla u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, megjithatë nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk jepet një date, se kur do të rinisë mësimi ne vend.
Në mbledhjen e radhës së qeverisë u theksua, se 8 shkolla janë dëmtuar rëndë, e një prej tyre është gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet. Tavani i korridorit në katin e tretë është shembur.
Godina në të vërtetë, nuk u dëmtua nga tërmeti i madh. Madje në shenjë solidarizimi, fill pas lëkundjes së fuqishme, nxënësit e “Sami Frashërit” organizuan një fushatë solidarizimi me të prekurit, dhe gjithë ndihmat u dërguan në qytetin e Laçit.
Fill pas kësaj fushatë u shemb tavani. Aktualisht po punohet intensivisht nga ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës për riparimin e tij. Një vendim, nëse godina është e sigurt, për nxënësit dhe mësuesit, pritet të merret në orët në vazhdim.
Edhe shkolla 9-vjeçare “Hasan Prishtina” në Tiranë është një nga të dëmtuarat. Por nga ana e bashkisë së kryeqytetit, konfirmohet që kanë rënë suvatë, ndërsa struktura nuk është dëmtuar.
Ministria e Arsimit, sapo na konfirmoi që ky dikaster, po merret me situatën e emergjencës së akomodimit të 16 mijë nxënësve, që nuk dihet, se ku do të zhvillojnë mësim./TCH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...