Zaev-Markoviq: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe përforcim të bashkëpunim si aleatë të ardhshëm në NATO

15:28 | 30 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkërisht me ministren Mila Carovska, sot pasdite në Podgoricë u takua me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, janë vërtetuar marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkërisht është konstatuar se përfundimi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Gjithashtu, janë njoftuar edhe përvojat për rezultatet e integrimeve në NATO, siç janë investimet e reja, vendet e reja të punës, cilësi më e mirë dhe bashkërisht është vërtetuar e ardhmja e gjithë rajonit është në BE dhe se ky qëllim strategjik nuk ka alternativë.

Në takim është vlerësuar se zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë ndërsa kryeministri Zaev falëneroi Malin e Zi për përkrahjen e fuqishme për anëtarësimin në NATO.

“Vazhdojmë me reformat dhe me politikat inkluziv ashtu edhe në konceptin tonë, një shoqëri për të gjithë. Vazhdojmë të japim argumente se vendi ynë është në BE. NATO dhe BE për ne nuk kanë alternativë. Proceset integruese tashmë japin rezultate në ekonomi, paga më të larta, pensione, rritje të pagës minimale për 90 euro, rritje të ndihmës sociale për 300%”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për shumë fusha

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme