Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar në të gjitha çështjet e hapura.
Kjo gjë ndodhi sot gjatë takimit të orës 13:00 që u zhvillua në ambientet e Kuvendit mes dy krerëve të partive Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu dyshja u dakorduan për versionin e parë të modaliteti të kabinetit qeverisës me 12 ministri.
Pritet që kjo marrëveshje e finalizuar të nënshkruhet ditën e hënë.
“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në komunikatën e përbashkët të VV-LDK’së./arbresh.info/
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare