Liverpooli mund të përballet me oferta të mëdha për yllin e tyre kryesor Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian është bërë objektiv i dy gjigantëve të mëdhenj evropian, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.
Kampionët e Francës mund të mbesin pa dy yjet e tyre Kylian Mbappe e Neymar dhe e shohin Salahun si zëvendësuesin adekuat.
Ndërkohë Bayerni prej kohësh është duke kërkuar një sulmues anësor dhe do të tentojnë transferimin e egjiptianit.
Don Balon ka raportuar se ky operacion për dy skuadrat e mëdha do të jetë shumë i vështirë, pasi The Reds e vlerësojnë shumë egjiptianin.
Gjithsesi si Bayern ashtu edhe PSG nuk do të nisin oferta pa kaluar shumën e 200 milionë eurove.
Kujtojmë që Salah iu bashkua Liverpoolit dy vite më parë nga Roma për një shumë prej 45 milionë eurove.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...