Google ADS

Noizy ‘godet’ disa persona: Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër ndeja

10:06 | 30 Nëntor 2019
A. B.

Tragjedia e ditës së 26 nëntorit ka shkaktuar nga dy tërmete të mëdha në Shqipëri, kanë shokuar të gjithë popullin shqiptar.

Numri i viktimave tashmë ka shkuar në 50, ndërsa raportohen me qindra njerëz të lënduar, kryesisht në zonën e Thumanit dhe Durrësit, shkruan portali arbresh.info

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë prezent në Durrës dhe Thumanë për t’iu gjendur nga afër të prekurve nga dy tërmetet e tmerrshme që goditën vendin.

Por së fundmi duket të jetë i inatosur me disa persona, të cilët pas vizitës në zonat e tërmetit duket se i janë drejtuar argëtimit.

Në një status të publikuar në rrjetin social Instagram, I ka ‘thumbuar’ këta persona.


“Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër party jashtë shtetit. Super k*rva si jem dhe femra”, ka shkruar Noizy. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme