Sandviçët e nxehtë sipas recetës së Chrissy Teigenit, gati për 15 minuta

09:57 | 30 Nëntor 2019
Arbresh Info

Përgatitni sandviç sipas recetës së Chrissy Teigenit, i cili përfshin pjeshkën dhe djathin e butë francez fantastik me shumë yndyrë

Përbërësit:

– 5 lugë e gjysmë gjalpë;
– 9 copa të vogla bukë të bardhë;
– 125 ml salcë të ëmbël djegës;
– ½ qepe të kuqe;
– 225 g djathë të butë francez me shumë yndyrë;
– 1 pjeshkë,
– kripë.

Përgatitja:

Tepsinë mbështilleni me letër për pjekje. Lyeni çdo fetë buke me gjalpë dhe vendoseni në tepsi me anën poshtë. Të gjitha lyeni me salcë të ëmbël djegës.

Në katër feta vendosni qepën, djathin e butë francez dhe disa feta të holla pjeshke. Qitni kripë dhe mbuloni me pjesën tjetër të bukës.

Që të katër sandviçët piqni në tigan të nxehtë 2 – 3 minuta nga njëra anë.

Rrotulloni dhe piqni edhe 2 – 3 minuta në anën tjetër, derisa djathi të shkrihet dhe derisa sandviçët të marrin ngjyrë të artë.

Ju bëftë mirë/Telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme