Kevin Strootman do të largohet nga skuadra e tij aktuale Olympique Marseille.
Pas largimit të trajnerit Rudi Garcia, Strootman nuk është më i lumtur tek skuadra e tij aktuale.
Mesfushori holandez ka menduar largimin nga gjiganti francez gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa ofertat për të nuk mungojnë.
Napoli ka shprehur dëshirë për ta rikthyer në Itali holandezin, por për të ka oferta edhe nga kampionati anglez.
Everton dhe West Ham United kanë shprehur dëshirë për ta transferuar atë, derisa Marseille synon të fitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij.
Opsioni i fundit për 29-vjeçarin mbetet rikthimi në kampionatin holandez ku po kërkohet nga ish-skuadra e tij PSV Eindhoven. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën