Në këto zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duhej të merreshin vesh pa vështirësi të mëdha, dhe t’i lenin anash interesat e tyre personale dhe orekset partiake për pushtet e t’i kushton më tepër rendësi nacionalitetit Qeverisës.
Të paktën kështu është shprehur njohësi i çështjeve politike, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Mazllum Baraliu.
“Në qoftë se do të ketë arsye racionale për të kuptuar rolin të dy subjektet politike që ju është dhënë me votën e popullit, në këto zgjedhjet e fundit ata do të duhej të merreshin vesh pa vështirësi të mëdha, dhe t’i lenin anash interesat e tyre personale dhe orekset partiake për pushtet e t’i kushton më tepër rendësi nacionalitetit qeverisëse”, thotë ai.
Baraliu mendon që kjo qeverisje duhet të ndryshoj nga ato të kaluarat, që të ketë me shumë cilësi dhe për t’u orientuar të dy palët në përzgjedhjen e përfaqësueseve të ministrave dhe zëvendësministrave.
Sipas tij ministrat dhe zëvendësministrat duhet të jenë njerëz pa t ‘kaluar të korruptuar ose të dyshimit, por të jenë profesionit e të ngritur profesionalisht.
“Pra asaj që quhet interesi i përgjithshëm për të ndryshuar kjo qeverisje nga ato të kaluarat dhe për te pasur shumë më tepër cilësi, në të dhe për tu orientuar të dy palët ne zgjedhjen e përfaqësueseve, ministrave dhe zëvendësministrave, për dikasteret përkatëse që te jenë njerëz me kredibelitet pa t ‘kaluar të korruptuar ose të dyshimit por të jenë profesionit të ngritur profesionalisht dhe njerëz me besim që mund të bëjnë ndryshimin i cili i është dedikuar këtyre dy partive politike nga elektorati ne zgjedhjet e fundit”, ka thënë Baraliu për arbresh.info.
Kujtojmë se këto dy parti kanë pritur deri tash certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit e më pas të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Pritet që në fillim të javës së ardhshme të nënshkruhet marrëveshja për qeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së./arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...