Google ADS

Mirush Kabashi: Ne si shqiptarë kemi një xhevahir shumë të madh ‘mikpritjen’

01:44 | 30 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Artisti Mirush Kabashi tha se gjithë bota është habitur se çfarë mikpritje ka kombi shqiptar, si ata që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe ata në Kosovë.

“Kjo ishte një shkundje e madhe. Për mua, për familjen time. Për Shqipërinë, për kombin shqiptar. Në familjen time vajza e vogël është tronditur shumë. Por dhimbjet e familjes sime ndoshta janë pak duke pasur parasysh dhimbjen e atyre viktimave dhe të plagosurve nga ky tërmet.

Ne si shqiptarë kemi një xhevahir shumë të madh: mikpritjen. U habit gjithë bota që një vend aq sa jemi, priti 800 mijë vetë dhe nuk pati asnjë problem, por përkundrazi u kthye në festë. Pavarësisht problemeve të vogla, prapë shqiptarët ishin e janë të bashkuar. Nuk po them se po lahet nderi, jo. Unë iu thosha shqiptarëve të Kosovës, ju do bëni më shumë nga ne dhe u tregua se ata treguan solidaritet e zemërgjerësi”, tha ai në News24.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme