Nga tërmeti i fuqishëm që e shkundi Shqipërinë të martën në mëngjes është goditur edhe Bashkia e Vorës ku për fat të mirë nuk ka pasë viktima në njerëz, por ka shumë dëme materiale.
Shumë objekte banesore dhe shtëpi tashmë janë të pabanueshme duke bërë kështu që shumë persona të mbesin pa kulm mbi kokë.
Në ndërkohë, në Bashkinë e Vorës tashmë janë ngritur gjashtë qendra me tenda për vendosjen e të gjithë atyre që kanë mbetur pa strehë.
Por, siç mund të shihet në pamjet që ka sjellë ekipi i Klan Kosovës, kushtet për jetesë brenda këtyre tendave nuk janë të mira dhe gjithçka bëhet edhe më e rëndë edhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.
Një nga qytetarët, Sabri Vrioni, që ka folur për kamerën e Klan Kosovës ka treguar më shumë detaje lidhur me
“Ne po jetojmë në këto kushte që na shikoni bashkë me familjen. Ne po qëndrojmë për rreth katër-pesë ditë këtu. Batanijet, ushqimet dhe veshmbathjet na kanë sjellë si ndihmë, ndërsa jastëkët, dyshekët dhe krevatet i kemi marrë nga shtëpitë tona”.
Por, ky qytetar i Vorës duket se nuk ka mbetur i pastrehë nga goditja e fundit e tërmetit, por qysh nga tërmeti që e goditi Shqipërinë në muajin shtator.
“Unë jam i pastrehë qysh nga tërmeti që ka rënë në shtator dhe deri tani nuk është bërë asgjë. Kanë ardhur e kanë vizituar dhe ka dalë e pabanueshme, më kanë thënë që do të riparohet. Por, edhe pas dy muajve nuk është marrë asnjë masë”.
Ai ka thënë se fëmijët e tij janë akoma të traumatizuar nga tërmeti, derisa është shprehur i shqetësuar se mund të sëmuren nëse vazhdojnë të jetojnë në këto kushte.
Në ndërkohë, ka edhe banorë të tjerë që pikërisht për shkak të kushteve brenda tendave nuk po futen brenda tyre, por po e bëjnë gjumin në veturat e tyre.
“Po jetojmë në makinë që nga dita e parë që ka rënë tërmeti. Na është shembur pallati dhe nuk kemi ku të qëndrojmë. Çadrat që janë vënë aty nuk e menduam se mund të ishim shumë rehat”, ka thënë një qytetare tjetër për Klan Kosovën.
Ajo ka thënë se është e vështirë kjo mënyrë jetese, por ka thënë se janë në pritje të hapave që do të merren për sistemimin e tyre.
Në njërën nga tendat e vendosura në këtë pjesë të Vorës është e vendosur edhe një familje me shumë anëtarë.
Daniela Asanaj ka thënë për Klan Kosovën se ka shumë frikë që fëmijët do t’i sëmuren nga kjo gjendje.
“Të tmerruar, mbrëmë kemi ardhur këtu. Jam me kalamajtë tek mami. Kam qenë e vendosur në një shtëpi me qira, por qiraxhiut ju prish shtëpia”.
“Jemi dhjetë persona të terrorizuar nga tërmeti. Jemi në gjendje shumë të keqe”.
Ndërkohë, edhe një qytetar tjetër ka thënë se brenda tendës ku ai është vendosur janë duke jetuar 15 anëtarë dhe se gjendja aty është shumë e rëndë.
“Jemi në gjendje kritike. Po patën mundësi të na ndihmojnë vëllezërit kosovarë në çfarëdo mënyre. Jemi në një gjendje katastrofë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...