Imami Elvis Naçi ka deklaruar se do të dhurojë 10 mijë dollarë nga fitimet që ai ka marrë muajt e fundit në platformën e tij në YouTube.
Gjatë emisionit shqiptarët për shqiptarët, i cili sot transmetohet në studion e emisionit ‘Nkosovë shoë’ në Prishtinë, Elvis Naçi deklaroi se të gjithë emrat e kontribuuesve do të shkruhen në një libër, pasi në llogarinë ‘go fund me’ janë bërë thuajse 1 mln dollarë kontribute nga shqiptarët.
“Tre mesazhe doja t’i ndaja: çdo kontribut që është dhënë, duke qene se banka nuk i azhornon të hënën ose të martën mbasdite ne do të bëjmë tranparencën e plotë të llogarive gofundme ose paypal. Unë dua të bëj kontributin tim, po shikoja fitimet nga Youtube, fitimi është 14.000 dollarë, 10.000 dollarë nga klikimet shkojnë për Thumanën. Çdo person që ka dhënë kontribut do t’i shkruajmë në një libër emër mbiemër dhe shuma. Do mbetet në histori”, tha Elvis Naçi.
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali