Google ADS

Vëllezërit nga Kosova ju shtrojnë drekë ushtarëve amerikanë

20:28 | 29 Nëntor 2019
A. B.

Në restorantin ‘2020 italian Bistro’ në Itali, vëllezërit Selimi nga Kosova ju shtruan drekë ushtarëve amerikanë dhe familjeve të tyre për festën e Falënderimeve.

Genc Selimi dhe vëllai i tij Fatosi, kanë lindur në Kosovë dhe në Itali erdhën si refugjatë gjatë luftës së fundit të Kosovës. Vëllëzërit Selimi këtë vepër e kanë bërë në shenjë falënderimi për shkak të kontributit që ushtria amerikane dha në luftën e Kosovës.

Në këtë restorant kanë ngrënë ushqim falas nga vëllezërit kosovarë afërsisht 200 veteranë me familjarët e tyre.

Madje veterani i ushtrisë amerikane, James Yee, nga Belleville, vendosi të bënte një foto të ushqimit të tij para se të hante në restorantin e vëllezërve kosovare.

Të ngjashme