Google ADS

Edhe vajza e Behgjet Pacollit solidarizohet me viktimat e tërmetit

20:13 | 29 Nëntor 2019
A. B.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dje ka bërë të ditur se bashkë me familjen e tij do të dhurojë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Por, ndihma nga familja e Pacollit nuk ka mbaruar me kaq, edhe vajza e tij, Hana Pacolli është angazhuar t’iu dalë në ndihmë viktimave, shkruan portali arbresh.info

Hana përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se po dërgon ushqim dhe veshmbathje për të mbijetuarit e tërmetit.

“Po dërgojmë ushqim, gjëra të nevojshme dhe rroba për shqiptarët në Shqipëri”, ka shkruar Hana.

Të njëjtin postim e ka publikuar ministri Pacolli.

Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shqipëri kanë humbur jetën rreth 50 persona, dhe 750 persona tjerë janë lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme