Arturo Vidal ka pranuar se mund të largohet nga Barcelona në rast se nuk i jepet më shumë kohë te kampioni në La Liga.
Mesfushori kilian ka pasur të kufizuar kohën e tij në fushë deri tani këtë sezon duke startuar në vetëm katër ndeshje dhe duke luajtur 90 minuta vetëm dy herë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo e ka detyruar Vidalin të mendoj për të ardhmen e tij në rast se situata nuk përmirësohet nga merkato e muajit janar të transferimeve.
“Kanë shkuar shumë ndeshje në të cilat nuk kam luajtur dhe kjo më bënë të pikëlluar”, ka thënë Vidal për TV3.
“Ju duhet të jeni objektiv dhe të jetoni nga dita në ditë. Nëse nga dhjetori ose kur të përfundon sezoni, unë nuk ndihem i rëndësishëm, unë do të marrë vendim dhe do të shikoj për një vend diku tjetër që të jem i rëndësishëm”
Vidal ka gjetur portën katër herë pavarësisht mungesës së tij në fushë./arbresh.info/
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...