FSK ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim

15:55 | 29 Nëntor 2019
Arbresh.info

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës thuhet se për shkak të katastrofës nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim, transmeton Telegrafi

Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban; tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë.

Nga tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shqipëri kanë humbur jetën 49 persona, mbi 900 të tjerë janë lënduar si dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme