Google ADS

Kryeministri i Irakut paralajmën dorëheqje pas protestave vdekjeprurëse antiqeveritare

15:18 | 29 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi ka thënë se ai do të paraqesë dorëheqjen e tij në parlamentin e vendit pas një dite gjakderdhje të fortë mes demonstratave masive antiqeveritare.

Vendimi i Abdul Mahdi, i njoftuar në një deklaratë të premten, erdhi si përgjigje ndaj një thirrje për ndryshimin e lidershipit nga lideri i shiitëve të Irakut, Ayatollah Ali al-Sistani, transmeton portali arbresh.info.

“Unë do t’i paraqes parlamentit një memorandum zyrtar që jep dorëheqjen nga kryeministri aktual në mënyrë që parlamenti të mund të rishikojë zgjedhjet e tij,” tha ai.

Më parë Al-Sistani tha që parlamenti, i cili zgjodhi qeverinë një vjeçare të Abdul Mahdi, duhet të “rishqyrtojë opsionet e tij”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme