Fillon takimi i grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së

14:42 | 29 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ka filluar takimi i dy grupeve punuese Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky takim është duke u mbajtur në zyrat e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, raporton arbresh.info.

Takimi i dy grupeve punuese sot pritet të jetë i fundit në të cilën do të harmonizohet edhe ato pika që kanë mbetur të pa harmonizuara nga gjashtë takimet e mëparshme nga ky grup.

Ky takim i sotshëm vjen pas takimit të mbrëmshëm të dy liderëve të këtyre dy partive.

Kurti e Mustafa mbrëmë deklaruan se edhe sot do të jetë takimi i fundit i dy grupeve punuese e më pas të dy liderët do të takohen intensivisht për të finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjeve.

Mbrëmë të dy liderët u shprehën të rezervuar dhe nuk dhanë detaje rreth ndarjeve të posteve ministrore.

Kujtojmë se këto dy parti kanë pritur deri tash certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit e më pas të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme