Të paktën 50 protestues irakianë u vranë gjatë përpjekjes së forcave të sigurisë për të shpërndarë protestuesit në qytetet jugor të vendit Nassiriya dhe Najaf, tha një burim mjekësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga Departamenti Shëndetësor në provincën Dhi Qar tha për AA në kushte anonimiteti se 32 persona u vranë dhe 230 të tjerë u plagosën vetëm në Nasiriyah.
Sipas burimit, viktimat u shkaktuan gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në urat al-Nasr dhe al-Zeytun në Nassiriya.
Forcat irakiane të sigurisë u përleshën me protestuesit gjatë ditës së djeshme në përpjekje për të kontrolluar të dy urat që janë mbyllur që nga e mërkura e kaluar, tha një burim sigurie më herët për AA.
– 18 të vrarë në Najaf
Përleshjet në Najaf midis protestuesve dhe policisë shkaktuan të paktën 18 protestues të vdekur dhe 350 të plagosur nga plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës, njoftoi një burim nga Zyra e Shëndetit në Najaf.
Dëshmitarët okularë thanë se njerëz të armatosur të paidentifikuar me rroba civile kanë hapur zjarr ndaj protestuesve gjatë protestave që kishin shpërthyer në shumë pjesë të qytetit.
Komanda e Operacioneve në Najaf njoftoi se ora policore e shpallur të mërkurën është zgjatur për shkak të demonstratave të fundit të dhunshme.
Ndërkohë, kryeministri irakian Adil Abdul-Mahdi emëroi gjeneralin Ali al-Hashemi si komandant ushtarak për të ruajtur sigurinë në Najaf.
Iraku është tronditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Protestuesit më pas u revoltuan kundër autoriteteve dhe bënë thirrje për shpërndarjen e qeverisë së kryeministrit Adil Abdul-Mahdi.
Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 348 irakianë janë vrarë dhe 15 mijë të tjerë janë lënduar që nga fillimi i protestave më 1 tetor.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...