Me qindra familje kosovare kanë hapur dyert e shtëpive për bashkëkombësit e tyre.
Edhe hotelet kanë ndaluar rezervimet duke pranuar akomodim falas për të prekurit nga tërmeti që ndodhi mëngjesin e së martës në Shqipëri.
Njëjtë si këta të fundit ka vepruar edhe familja, e cila ka në posedim hotelin “La Familia Residence” në Prishtinë. Ata pak orë pas tërmetit kanë bërë të ditur se të gjitha dhomat e lira mund të shfrytëzohen nga banorët e zonave të prekura nga termeti.
Tashmë të akomoduarit në një intervistë për arbresh.info janë shprehur falënderuar për mirëpritjen që kanë gjetur në Kosovë. Ata thonë se ndihën sikur në shtëpi dhe urojnë të takohen vetëm në të mirë.
Jo vetëm personat e hotelit ata kanë thënë se po marrin keqardhje e urime për rimëkëmbje nga të gjithë qytetarët që takojnë.
E Denis Qupevaj, djalit i pronarit të hoteli “La Familia Residence” ka thënë për arbresh.info se kanë pranuar 25 persona.
Ai ka thënë se ka vizatuar edhe pjesët e prekura nga tërmeti në Shqipëri për të dërguar ndihma dhe ka tentuar të marrë me vete familje por që nuk kanë pranuar fillimisht.
Duke ngushëlluar për familjet e personave që kanë humbur jetën e shërim për të lënduarit, ai ka thënë se nëse banorët e Shqipërisë që bëjnë zgjidhje për banim në vendin e tyre do të lirojnë prapë hotelin për ata që kanë nevojë./arbresh.info
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan