Meta e Rama bëjnë homazhe bashkë në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë

12:23 | 29 Nëntor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë.

Meta vendosi një kurorë me lule te Monumenti “Nënë Shqipëri”, duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre.

Përveç Metës homazhe bëri edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, kryetari Kuvendit Gramos Ruçi e të tjerë politikanë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme