Ish-zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, është i bindur se Kylian Mbappe do të luajë te Real Madridi në të ardhmen.
Spekulimet për të ardhmen e anësorit të Paris Saint-Germainit janë të vazhdueshme, ndërsa në javët e fundit janë intensifikuar, madje janë publikuar edhe shifrat e shpenzimeve potenciale që po i përgatit klubi spanjoll për shërbimet e tij.
Në ndërkohë, në një prononcim për Le Parisien, njeriu që ka qenë i afërt me të ka theksuar se kalimi i 20-vjeçarit në Santiago Bernabeu është i pashmangshëm.
“Kur? Nuk e di, por duket e pashmangshme. Oferta nga Real Madridi (para se të transferohej te PSG) ishte mjaft tërheqëse për Monacon, ndërsa ai (Mbappe) më tha: ‘Vadim, është shumë herët për mua’”.
“‘Nuk kam luajtur më shumë se një vit në vendin tim. Jam nga Parisi dhe nuk dua të largohem nga vendim im tash. Dua të bëhem lojtar i madh këtu. Real Madridi do të më presë’”, i ka kujtuar ish-zëvendëspresidenti i Monacos fjalët e Mbappe. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...