Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës do të organizohet aksion për grumbullimin e parave për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Aksioni do të filloj pas faljes së namazit të xhumasë, shkruan arbresh.info.
Ndryshe pas tërmetit prej 6.5 balllësh që goditi Shqipërinë orët e para të së martës dhe disa tërmeteve me intensitet më të vogël nga të cila goditet vazhdimisht banorët e Kosovës kanë filluar solidarizimin duke dërguar ushqim, veshmbathje, produkte higjienike, para e duke strehuar në shtëpitë e tyre qytetarët e prekur nga tërmetet.
Të enjten edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ai bashkë me familjen kanë dhunuar 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...