Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ia ka dhënë çmimin e më të mirit në botë Lionel Messi.
10-shi magjik i Barcelonës ka marrë 299 pikë duke u vlerësuar si organizatori më i mirë, duke lënë prapa mesfushorin e Manchester City, Kevin de Bruyne me 85 pikë.
I treti renditet Eden Hazard i Real Madridit, me 55 pikë.
Më poshtë keni disa nga organizatorët/mesfushorët më të mirë sipas (IFFHS) për vitin 2019.
Messi gjithashtu vitin që po lëmë pas ka fituar edhe çmimin ‘The Best’ nga FIFA, ‘Këpucën e Artë’, derisa është favoriti numër një edhe për ‘Topin e Artë’. /Gazeta Express/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen