Google ADS

Ambasadori i Shqipërisë: Çështja e taksës prej 5 eurosh do të diskutohet

23:06 | 28 Nëntor 2019
L G

Situata e re e krijuar pas tërmeteve në Shqipëri, e bën ambasadorin Qemal Minxhozi të deklarojë se çështja e taksës 5 euro në “Rrugën e Kombit” do të diskutohet.

“Tani kjo është çështje që duhet diskutuar pas kësaj gjendje por ma do mendja që kushdo në Shqipëri, kushdo në Shqipëri vlerëson në mënyrë të jashtëzakonshme… prandaj kombi u bashkua, ra ky mort e u pa”, ka thënë ai në KTV.

Ai beson se në këtë drejtim do të ketë zhvillime.

“Unë kam biseduar edhe me z. Kurtin, do të ketë zhvillime. Kemi shumë gjëra për të rregulluar mes nesh. Duhet të ketë më shumë shkëmbime, lehtësira nga të gjitha anët, në mënyrë që të eci përpara ekonomia e dy vendeve”, ka thënë ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme