Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump përqafon kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, para syve të Donald Trump. Fotografia është bërë më 25 gusht, në samitin e G7-tës.
Tymi që ka mbuluar Katedralën e Notre Dame në Paris. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur me 15 prill.
Ati i Shenjtë dhe Imami i madh i al-Azhar Sheikh Ahmed al-Tayeb përqafohen pasi nënshkruajnë dokumentin për luftën ndaj terrorizmit. Fotografia është shkrepur në Abu Dhabi, më 4 shkurt.
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un kalëron në Malin Paektu. Fotografia është bërë më 16 tetor.
Palestinëzët që hanë iftarin gjatë muajit të shënjtë të Ramazanit, nën rrënojat e një ndërtesë të shkatërruar nga sulmet izraelite. Foto e bërë më 18 maj.
Një protestues në Santiago mban lavamanin si mburojë kundër forcave qeveritare kiliane. Foto e shkrepur më 8 nëntor.
Një grua që qëndron përballë një ndërtesë të shkatërruar, e cila pësoi dëmtime nga një sulm i kryer nga qeveria siriane. Foto është shkrepur në Nusaybin, Turqi, më 10 tetor, transmeton portali arbresh.info
Rrufeja godet aeroplanin e Emirateve A380 në Aeroportin Chrischurch, Zelandë e Re. Foto e shkrepur më 20 nëntor.
Një activist proteston kundër ngrohjes globale në Indi, më 20 nëntor.
Migrantja nga Guatemala përqafon djalin e saj, përderisa i lutet ushtarit meksikan që t’ia mundësojë lejimin e kalimit të kufirit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Foto e shkrepur më 22 korrik.(FOTO: Reuters)/arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...