Ekipa e portalit arbresh.info gjatë natës përcjelli ekipet e Policisë së Trafikut për të evidentuar shkeljet në komunikacion në orët e vona.
Fillimisht u takuam me rreshterin, Flamur Ahmeti, në stacionin policor të Trafikut Rrugor, në Fushë Kosovë. Prej aty edhe bëmë nisjen për në teren. Në të njëjtin lokacion në rrugën Vragoli-Trudë, vetëm se kësaj here natën, rreshteri Ahmeti së bashku me dy policët, Petrit Zeneli dhe Bajram Kastrati bën ndalesën e parë në pikën e tyre të parë, për të ndaluar të gjithë kundërvajtësit në trafik.
Pas mbërritjes në destinacion Policia del nga veturat bën gati mjetet e punës me të cilat verifikon të gjithë kundërvajtësit që marrin pjesë në trafikun rrugor.
Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë-Vragoli shpejtësia e lejuar është 80km/h dhe se të gjithë ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar do të gjobiten varësisht nga kundërvajtja që ata kanë kryer. Në ketë pikë kontrolli policia bën gati radarin, dhe kështu verifikoi kundërvajtësin e parë që po përshkonte rrugën nacionale dukë tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 21km/h.
Policia ndalon veturën dhe pas verifikimit të dokumentacioneve të nevojshme shqipton gjobën ndaj qytetarit me dënim prej 40 eurosh, i cili nëse paguhet brenda 15 dite kushton 20 euro.
Policia jo gjithherë shqipton gjoba pasi që ka raste kur ata vetëm edhe i’a tërheqin vërejtjen vozitësve, siç po shihet edhe këtu. Arsyeja e e ndaljes së kësaj veture është defekti në dritën e përparme dhe se pas verifikimit të dokumentacionit, rreshteri Ahmeti e paralajmëron pronarin e veturës se duhet të rregullojë dritën dhe e lëshon të lirë.
Vetura e radhës që ndalet nga Policia, po qarkullonte në 99 km/h prej 80 sa është e lejuar, kjo veturë ndalohet dhe i shqiptohet masa e dënimit prej 40 euro për tejkalim shpejtësie.
Tutje përderisa ne vëzhgonim së si policët po bënin punën e tyre, u vërejt një parregullsi ku një automjet ishte duke lëvizur në autostradë pa asnjë dritë. Policia menjëherë hyn në veturë dhe fillon ndjekjen e personit në fjalë, gjatë rrugës kundërvajtësit i’u deshën mbi dy e më shumë paralajmërime nga policia përmes dritave të veturës që ai të ndalonte.
Pas ndalimit të veturës në fjalë, rreshteri Ahmeti kërkon nga vozitësi dokumentet i tregon arsyen e ndjekjes së veturës së tij dhe ndalesës, pastaj personi në fjalë gjobitet për kundërvajtjen: qarkullim dhe pjesëmarrje në komunikacion/autostradë pa drita. Ky dënim kushton 40 euro.
Pastaj policët Petrit Zeneli me Bajram Kastratin së bashku me ne shkuam në zonën Veternik drejtimi, Prishtinë.
Kundërvajtja e parë në këtë zonë u bë nga një veturë e tipit BMW i cili në zonën 80 kishte tejkaluar shpejtësinë duke vozitur me 109 km/h, dhe i njëjti dënohet më gjobë prej 40 euro.
Policia tregon se një numër i shumtë i kundërvajtësve janë edhe ata persona fizik që marrin pjesë në komunikacion pa drita dhe ata të cilët ngasin automjete me peshë të rëndë kryesisht, kamiona.
Në orët e hershme të mëngjesit policia ndërron lokacion duke shkuar kështu në rrugën nacionale, Sllatinë.
Në këtë pikë kontrolli ndalohet një automjet me peshë të rëndë, një kamion i cili në zonën 60 km/h tejkalon shpejtësinë 70 km/h duke u dënuar nga rreshteri Ahmeti me 60 euro gjobë e cila mund të paguhet brenda 15 dite duke kushtuar kështu 30 euro.
Rreshteri Ahmeti sqaron për shikuesit dhe lexuesit e arbresh.info se është ndaluar një kamion dhe se automjete të tilla e kanë shpejtësinë më të kufizuar si pasojë e peshës që ato bartin dhe se gjobiten ndryshe nga makinat e rëndomta.
“Tani në këto momente e kemi kapur një kamion që drejton me 79 km/h në zonën 60, kto kategori e kanë shpejtësinë më të kufizuar, n’baz t’kësaj shpejtësie në zonën 60 me 79 km/h ky automjet merr një gjobë ndryshe nga automjetet që gjobiten në rrugë”.
Bëhet apel nga Policia e Kosovës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sidomos në orët e vona të natës të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, të jenë të pajisur me drita dhe të kenë parasysh shpejtësinë e lejuar.
N’Trafik me Policinë e Kosovës është emision i veçantë që realizohet nga arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky emision ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, këmbësorëve dhe shoferëve, në lidhje me respektimin e rregullave të komunikacionit./Gazetare: ArditëShkodra/Kamera: Safet Hyseni/arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...