Shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse këta qenë që kanë jetuar 18 mijë vjet më parë, e të cilët u gjetën së fundmi në Siberi, janë qenë apo ujqër.
Njëri nga ta ishte vetëm dy muaj kur vdiq. Por, është ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme sepse trupi i tij kishte qëndruar i ngrirë për 18 mijë vjet. Qenit i vërehen dhëmbët, hunda dhe gëzofi, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtarët ende nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë specien përmes ADN’së. Ata po thonë se kjo krijesë përfaqëson një lidhje evolucionare midis ujqërve dhe qenve modern.
Analizat gjenetike treguan se qeni ishte mashkull.
Shkencëtarët do të vazhdojnë të pADN-së dhe mendojnë se gjetjet mund të zbulojnë më shumë për evolucionin e qenve.
Qentë modernë besohet se janë pasardhës të ujqërve, por ka debate rreth asaj se kur qentë filluan të evoluojnë.
Një studim i publikuar në vitin 2017 sqaroi se evoluimi i tyre mund të ketë ndodhur 20,000 deri 40,000 vjet më parë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...