Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paraqet një nga sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian sepse ai po “lutet” për shpërbërjen e bllokut, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Trump e ka mirëpritur vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, duke e etiketuar Evropën një “rival” tregtar, si dhe duke vënë në dyshim vlerën e aleancës mbrojtëse transantlantike – NATO.
“Për herë të parë në histori, një president amerikan është hapur kundër një Evrope të bashkuar. Ai mbështet Brexit-in dhe lutet për shpërbërjen e Bashkimit Evropian”, i tha Tusk gazetës javore gjermane Die Zeit.
Tusk e portretizoi Trumpin si të vendosur për të dobësuar BE-në dhe tha se kjo ishte “mbase sfida më e vështirë” për organizatën.
Tusk, një ish-kryeministër polak, është gati të përfundojë mandatin e tij pesë-vjeçar si president i Këshillit Evropian, një rol në të cilin ai ka përgatitur dhe kryesuar samite të rregullta të liderëve evropianë.
Megjithëse lidhjet midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të trazuara që kur Trump u bë president, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një vizite në Bruksel, kërkoi rivendosjen e lidhjeve miqësore.
Tusk pritet të pasohet nga ish-kryeministri belg, Charles Michel.
Komisioni i ri Evropian do të kryesohet nga konservatorja gjermane, Ursula von der Leyen. /rel/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës