Për ndër të 28 nëntorit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve dhe të burgosurve politikë.
Haradinaj gjatë fjalimit të tij tha se të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë emrin UÇK, raporton arbresh.info.
“Gjithë në pa marrë parasysh funksioneve që kemi një emër UÇK, në këtë ditë ne i gëzohemi e krenohemi me identitetin tonë e të qenit shqiptarë. Pavarësisht rrethanave kritike edhe sot e kemi organziuar këtë ceremoni të takimit tonë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka përmedur edhe tërmetet nga të cilat u godit Shqipëria.
“Kemi dhimbje dhe bashkëndjejmë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri, dhe do të jemi gjithnjë me ta, edhe kur nuk kemi pas mundësinë dhe zemrat tona nuk kemi qenë të ndarë e jo tani kur ky kufi nuk ekziston”, ka thënë kryeministri.
Ai gjithashtu ka falenderuar miqtë e Amerikës për ndihmën që i dhanë Kosovës në kohë lufte.
“Aleatëve tane që na kanë nidhmuar për liri ju themi edhe sot faleminderit e me të drejtë rreshtohemi në botën e vendeve të lira. Kurrë nuk u dalim borxhit taman kategorive të lirisë por në këto dy vite jemi munduar të punojmë për ta”, ka thënë Haradinaj.
Edhe Xhavit Jashari, kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve tha se kjo festë ka emocione të dyfishta për shkak të ngjarjes në Shqipëri.
“Sot bashkarisht shënojmë shumë festa, por nuk mund të festohet nëse ndjenjat i kemi të përziera me ngjarjen që ndodhi te vellezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Edhe kjo ngjarje që na shërben që të jemi unik me interesat e përgjithshëm pra ata të çështjes kombëtare”, ka thënë ai.
Ai ka falenderuar Haradinajn për vendimet që ka marrë për ish-pjesëtarët e UÇK-së gjatë ushëheqjës së tij.
“Kjo Qeveri ka marrë qëndrime dhe vendime të rëndësishme për vendin duke çmuar e respektuar luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërsa Rifat Jashari ka thënë se solidarizohen me atë çfarë ka ndodhur në Shqipëri duke uruar që raste të tillë të mos përsëriten. /arbresh.info/
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan