Google ADS

Kurti:  Më në fund 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala

16:06 | 28 Nëntor 2019
L G

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është gëzuar përfundimit të kontratës së operatorit mobile Z mobile me Vala.

Kurti përmes Facebook, ka shkruar se beson që shumë shpejt do të përfundoj edhe beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizimit të shtetit demokratik të Kosovës.

“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuar te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme