Trazirat në Irak: 24 të vrarë në protesta

16:13 | 28 Nëntor 2019
A. B.

Të paktën 24 njerëz janë vrarë në Irak në një nga ditët më të përgjakshme që nga fillimi i protestave antiqeveritare muajin e kaluar, kanë njoftuar mjekët dhe zyrtarë të ndryshe.

Të paktën 20 njerëz u vranë ku forcat e sigurisë hapën zjarr për të pastruar urat e okupuara nga protestuesit në qytetin jugor të Nasiriya, shkruan BBC përcjell portali arbresh.info

Katër protestues të tjerë u vranë në Urën strategjike Ahrar në Bagdad.

Irakianët kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë punë, përfundim të korrupsionit dhe shërbimeve më të mira publike.

Protestuesit gjithashtu vunë zjarr në konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë Najaf të mërkurën.

Ushtria irakene ka njoftuar se po krijon “qeliza krize” ushtarake për të shuar trazirat. Komanda ushtarake tha që një njësi emergjente ishte krijuar për të “imponuar sigurinë dhe rivendosur rendin” në vend.

Ndryshe, të paktën 350 njerëz janë vrarë dhe mijëra të plagosur që prej fillimit të trazirave. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme