Mediat e huaja pasqyrojë situatën në Shqipëri: Zbehen shpresat për gjetjen e të mbijetuarve

termeti
14:07 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Mediat e prestigjioze ndërkombëtare si Reuters, New York Times, BBC News apo AFP vazhdojnë të pasqyrojnë situatën e rëndë në vendin tonë.

“Shpresat për të gjetur të mbijetuar janë zbehur,”-e ka titulluar BBC artikullin e tij për tërmetin në Shqipëri.

Ndërsa në artikull vazhdon të raportojë: “Të afërmit e njerëzve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan në tërmetin më të fuqishëm të Shqipërisë në dekada, janë në pritje të lajmeve, pasi ekipet e kërkimit gjetën më shumë trupa në rrënoja dhe numri i të vdekurve u rrit në 40.”

Duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, BBC raporton: “Dhjetë viktima të tjera u gjetën gjatë natës. Në mesin e viktima ka edhe fëmijë.”

Ndërsa shton: “Ekipet e shpëtimit nga Serbia, Italia, Franca, Greqia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e të humburve në rrënoja.”

Gjithashtu Reuters pasqyron situatën duke shkruar se Shqipërisë i mungojnë njohuritë për të reaguar në raste të tilla.

“E kursyer nga tërmetet vrastare që nga viti 1979, Shqipërisë i mungojnë njohuritë për shpëtimet,”-shkruan Reuters.

Në artikull shkruan edhe për familjen Lala që u shua nga tërmeti pas shembjes së vilës 4 katëshe.

“Berti Lala, 40 vjeç, vëzhgoi oficerët italianë të shpëtimit që janë në kërkim për djalin dhe vajzën binjake, rreth 2-vjeç, djalin tjetër rreth 6-vjeç, bashkëshorten e tij dhe vëllain e madh të paralizuar Ata ishin të gjithë në katin e dytë të një shtëpie katër-katëshe të shembur, të ndërtuar në zonën e ish-Kënetës,”-raporton media./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme