Pas tërmeteve që ndodhën në Shqipëri dhe fatkeqësisë së madhe që po përjetojnë banorët e qyteteve të prekura nga tërmetet, ka reaguar edhe avokati nga Mitrovica Berat Peci, i cili ka kërkuar nga shteti i Shqipërisë që të krijoj një fond publik për donacione dhe të gjitha donacionet të kalojnë përmes këtij fondi.
Avokati Peci po ashtu ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të krijoj një fond emergjent, në të cilin qytetarët do ta kishin adresë zyrtare për dorëzimin e mjeteve për ndihmë Shqipërisë.
Ja postimi i Berat Pecit:
Pikëlliminin dhe mërzin që na e shkaktuan pamjet nga tërmeti që goditi vëllëzërit dhe motrat tona në Shqipëri, po na e hjek dhe po na bëjnë zemren mal, gadishmëria dhe angazhimi maksimal i njërzve me zemer të madhe për të ndihmuar me pako ushqimore veshëmbathje, barna e mjete monetare për të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.
– Duke pa këtë mobilizim masiv për humanizëm ska se si mos ta kujtojm kohën kur Shqipëria memë na ka pritur në shtëpit e tyre, neve si refugjatë të luftës në Kosovë.
– Këtë reagim masiv e të momentit për humanizëm, uroj që të kanalizohet dhe të bëhët në mënyrë të organizuar shtetërore. Shteti i Shqipërisë duhet urgjenisht të krijojë një fond publik, të emroj udhëheqsit me ekipen mbeshtëtse që tërë këto donacione e ndihma të zyrtarizohen përmes këti fondi.
– Po ashtu edhe shteti jonë, është dashtë që të krijojë fondin emergjent, që qytetarët ta kenë adresen zyrtare për dorëzimin e mjeteve për ndihmë Shqipërisë.
– Krijimi i këtij fondi të shoqërohej me një informim përmes mediave, në mënyrë që tërë ky kapital i grumbulluar nga njerëzit dashamirë të jetë një një vend, ashtu do të rritej shuma, dhe gjithçka do të ishte transparente.
– Përveç kësaj ndihme emergjente, para se gjithash këta të prekur nga tërmeti do të kenë nevoj për ndërtimin e shtëpive të tyre të banimit e objekteve të tyre që i kanë pasur për të siguruar mjetet për jetesë.
– Andaj të gjithë ju që që e keni bërë zemren e madhe e po jepni të holla pa kyrsyer asgjë, të kemi kujdes e në menyrë institucionale paraja juaj të shkoj aty ku duhet.
Të gjithë familjeve që kanë humbur të afërm, ju qoft e lehtë dhimbja, dhe uroj që kjo tronditje të kalojë sa më parë, dhe me vullnetin e të gjithë këtyre dashamirëve ta bëjmë rindertimin e objektëve të rrënuara.
Nesër AAK prezanton kandidatët për deputetë nga dega e Rahov...
Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat në Hagë
Sejdiu: Tottenham ka avantazh të lehtë ndaj Galatasaray
Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit
Dafina Zeqiri me bashkëpunim të ri, projekti muzikor titullo...
Edhe PDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik...