Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, Ministri i Mbrojtjes në detyrë Rrustem Berisha, Komandanti i Focës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtnant Rrahman Rama, Sekretari i Përhershëm i MM Faruk Geci, të shoqëruar edhe nga gjeneralë dhe oficer tjerë të lartë të FSK së, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
” Ishim këtu për të nderuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe sakrificën e madhe të familjes Jashari si dhe për të nderuar të gjithë dëshmorët dhe gjithë të rënët për liri në breza”- tha ministri Rrustem Berisha.
Festën kombëtare të 28 Nëntorit, uroi edhe gjenerallejtnat Rrahman Rama.
“Në këtë datë të shënuar historike, zhvilluam homazhe në nderim të familjes së madhe Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftërar çlirimtare për liri, shtet ndërtim dhe pavarësi” – tha Gjenerallejtnant Rama.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...