Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti sot ka vizituar kompleksin memorial në Prekaz.
Kurti pas homazheve në varreza tha se kjo ditë i bashkon shqiptarët, shkruan arbresh.info.
“Kjo datë është gur themeli yni që bënë bashkë flamurin kuqi e zi, Pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e UCK-së”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe tërmetet nga të cilat u goditur Shqipërinë të martën dhe mërkurën duke thënë se edhe fatkeqësia tragjike na bashkoi.
“Është festa jonë kombëtare që na bashkon e kësaj radhe na bashkoi edhe një fatkeqësi tragjike në zonën e Durrësit që tronditi jo vetëm zonën tonë në Ballkan por gjithë shqiptarët”, ka thënë ai.
Sipas Kurtit solidariteti i treguar është dëshmi se kur është nevojë jemi në këmbë.
“Solidariteti që po tregojmë tani për njëri tjetrin është dëshmi se kur është nevoja jemi një popull në këmbë, të gjithë për secilin, secili për të gjithë”, ka shtuar Kurti.
Ndryshe kujtojmë që të martën dhe mërkurën Shqipëria është goditur nga disa tërmete. Ai më i fuqishmi i ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës la të vdekur 41 persona siç është raportuar deri tani ndërsa morën lëndime mbi 750 persona./arbresh.info/
Lexo edhe: Është konfirmuar viktima e 41 si pasojë e tërmetit të së martës
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...