Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova në ditën e flamurit kombëtarë ka thënë se ai është flamur mbi çdo flamur e bajrak tjetër.
Sallova ka shtuar gjithashtu se flamuri kuq e zi ishte historia dhe është udhërrëfyesi i ardhmes tonë, shkruan arbresh.info
Ai ka shtuar gjithashtu se është ai përdorur i luftave dhe betejave nga Skenderbeu e deri te Demaçi e Jashari.
“28 nëntori është Dita e Kombit Shqiptar, e pavarësisë kombëtare, Dita e Flamurit Kuq e Zi. Ky është flamuri suprem i shqiptarëve, mbi çdo flamur e bajrak tjetër, mbi çdo flamur krahinor e burokratik. Nuk është flamur veç për dasma e për deka, qysh po thonë “kosovaristët multietnikë”. Pra nuk është flamur privat, ritualistik e etnik. Është flamuri publik e politik i kombit shqiptar. Nuk është flamur i kompromisit, është flamur i flijimit. Është flamur i luftërave e betejave, flamur i Skënderbeut, flamur i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, flamur i Hasan Prishtinës e Idriz Seferit, flamur i Azem Galicës e Shaban Polluzhës, flamur i Adem Demaçit e Adem Jasharit. Është flamur i qindërave viteve burg, e mijëra të rënëve. Shtizën e këtij flamuri e mbajnë në këmbë dëshmorët. Është flamur i gjuhës shqipe, historisë dhe identitetit. Flamuri kuq e zi është historia dhe udhërrëfyesi i të ardhmes tonë!”, ka shkruar Sallova./arbresh.info/
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...